Juventusi është afër arritjes së marrëveshjes me Valencian për Joao Cancelon, pasi tani ka mbetur vetëm të paguhet shifra prej 40 milionë euro.
Sipas Sportitalia dhe Sky Sport Italia marrëveshja është e afërt për mbrojtësin e majtë të Portugalisë.
Ai e kaloi këtë sezon në huazim te Interi që nuk po mundi të paguajë 40 milionë euro për ta blerë.
Tani duket se Juventusi do t’i plotësojë kushtet e Valencias për ta kryer pagesën, ndërsa po tenton marrëveshje për huazim me detyrim blerje.
Juventusi ka pasur lëvizje të ngjashme në të kaluarën me Juan Cuadrado nga Chelsea dhe Douglas Costa nga Bayern Munich.
Kjo i lejon gjigantët e Torinos që ta bëjnë transferimin dhe t’i ruajnë bilancat e tyre për vitin e ardhshëm.
Ardhja e Cancelo nuk do të ndaloj ardhjen e Matteo Darmian, pasi negociatat vazhdojnë për të dhe kërkohet që të ulet çmimi prej 20 milionë eurosh që e mban Manchester United. /Telegrafi/