Telegrafi

Juventus triumfon kundër Bayernit në International Champions Cup

PHILADELPHIA, PA - JULY 25: Andrea Favilli #42 of Juventus is congratulated by teammate Mattia De Sciglio #2 after scoring a goal during the game against Bayern Munich during the International Champions Cup 2018 match between Juventus and FC Bayern Munich at Lincoln Financial Field on July 25, 2018 in Philadelphia, Pennsylvania. (Photo by Drew Hallowell/Getty Images)

Juventus ka shënuar fitore në ndeshjet miqësore të International Champions Cup.

Italianët triumfuan para shikuesve në stadiumin e Philadelphias kundër Bayern Munichut me rezultat 2-0.

Te dyja skuadrat pothuajse luajtën me formacionet e dyta gjersa ka pasur 19 ndërrime të lojtarëve gjatë ndeshjes.

Meritan Shabani dhe Alex Sandro (Getty Images)

Andrea Favilli ishte futbollisti i ndeshjes pasi që ishte golashënuesi i vetëm i dy golave të fitores së Juves.

Talenti 21-vjeçar golin e parë e shënoi në të 32-tën minutë pas një pasimi të saktë të Claudio Marchisos.

Golin e dytë italiani e shënoi një minutë para se të përfundoi pjesa e parë, ku asistues ishte Alex Sandro.

Arjen Robben, Miralem Pjanic, Alex Sandro dhe Leonardo Fernandes (Getty Images)

Në pjesën e dytë kishte më tepër taktizime të trajnerëve pasi që nuk u realizua asnjë gol i vetëm.

Kujtojmë se përgjatë gjithë pjesës së parë në radhët e kampionit gjerman u paraqit edhe mesfushori shqiptar, Meritan Shababni.

Theksojmë se takimin e radhës Bianconerrët e kanë kundër Benficës ndërsa bavarezët do të takohen me Manchester Cityn.

Pas kësaj, Juve ka tre pikë në renditjen tabelore ndërsa Bayern mbetet pa asnjë. /Telegrafi/