Telegrafi

Juventus do të takohet me Realin, Buffon: Ekipi më i vendosur do të fitojë

Gianluigi Buffon ka folur për herë të parë pas hedhjes së shortit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Juventus dhe Real Madrid do të takohen në këtë fazë të rëndësishme të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Portieri italian ka pohuar se ekipi më i vendosur do të arrin të kualifikohet në gjysmëfinalen e 2018-tës.

“Ndonjëherë kemi fituar dhe nganjëherë kemi humbur,” Buffon shkroi në Twitter rreth takimit me Madridin.

“E vërteta është se kur ju humbni kundër ekipeve të caktuara të ngjashëm si kampion. Nuk ndjeni keqardhje dhe zhgënjim që zakonisht vijnë pas humbjeve.

“Unë shpresoj që kjo të vlen edhe për ata, por më i vendosuri do të fitojë”, tha ndër të tjera portieri italiani.

Lexo po ashtu Juventus – Real Madrid, mundësia e hakmarrjes

Theksojmë se ndeshja e parë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 3 prill në Torino. /Telegrafi/