Houssem Aouar vazhdon të jetë prioriteti kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës.
Mesfushori i talentuar francez prej dy vitesh kërkohet nga Zonja e Vjetër, por që për vitin tjetër duket se transferimi i tij do të kompletohet.
22-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur formë të mirë, teksa ka realuzar gjashtë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Lyon e vlerëson yllin e saj rreth 65 milionë euro, por Juventusi ka një plan për ta zbritur çmimin e tij.
Kampioni në fuqi i Italisë është gati të ofrojë 50 milionë euro si dhe shërbimet e Mattia De Sciglio për transferimin e Aouar në Torino.
De Sciglio aktualisht është i huazuar te Lyon ku ka shfaqur formë shumë të mirë dhe klubi francez janë të kënaqur ta kenë në skuadër edhe për vitet e tjera.
Sipas mediave italiane dhe atyre franceze, Juventus mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me Aouar, edhe pse konkurrenca mbetet e madhe.
Real Madrid, Manchester City, Manchester United, PSGdhe Arsenal janë skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e mesfushorit. /Telegrafi/