Juventusi ka ide të qarta se si do ta zëvendësojnë Dusan Vlahovic verën e ardhshme, pasi Victor Osimhen është objektivi i tyre kryesor.
Vlahovic sapo ka kompletuar ciklin prej tri vitesh tek ‘Bianconerët’ dhe nuk pritet që të vazhdojë të jetë pjesë e tyre përtej gjashtë muajve të ardhshëm.
Kjo pasi drejtuesit e klubit kanë refuzuar kërkesën e tij për rritje të pagës për shkak të formës së dobët.
Me kontratën e tij që skadon në 2026, Juventusi do të ishte i etur që ta shesë në verë dhe jo ta humbasin si lojtar të lirë.
Sipas një raportimi nga GdS, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, është një fans i madh i Osimhen, me të cilin kanë punuar së bashku tek Napoli në 2020.
Juventusi shpreson që raportet e mira të Giuntolit dhe nigerianit t’i shfrytëzojë për ta bindur atë t’i refuzojë ofertat nga klubet tjera.
Preferenca e Juventusit është që Osimhen të transferohet në Turin gjatë verës, pas përfundimit të huazimit të tij tek Galatasaray./Telegrafi/