Juventus ka mposhtur Manchester Unitedin dhe Interin për sulmuesin e Palmeiras, Gabriel Jesusit.
Braziliani është vetëm 19 vjeç, por tashmë ka një reputacion të konsiderueshëm, duke marrë nofkën si paraardhësi, Ronaldo – Fenomeno.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta tashmë ka bërë një ofertë që besohet të jetë mes 15-20 milionë euro, e cila do të ndahet 30-70 për qind mes klubit dhe agjencisë së lojtarit, e cila zotëron të drejtat e Jezusit.
Juventus gjithashtu është duke kërkuar edhe një mesfushor dhe një mbrojtës, pasi që Paul Pogba mund të largohet, ndërsa Andrea Barzagli tashmë ka 35-vjet. /Telegrafi/