Juventusi nuk ka hequr dorë nga Blaise Matuidi.
Sipas La Repubblica, Zonja e Vjetër ka hapur negociatat për yllin e Paris Saint Germainit.
Vitin e kaluar lojtari kushtonte 30-40 milionë euro, por aktualisht shërbimet e francezit mund të fitohen duke paguar rreth 20 milionë euro.
Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë, pasi për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Milani.
Dhe duke e ditur që ai përfaqësohet nga Mino Raiola, lista mund të zgjerohet nga momenti në moment.
Nisur nga këto Juve tashmë ka shpejtuar hapat në drejtim të tij. /Telegrafi/