Kampioni aktual i Italisë, Juventus është duke kërkuar me ngulm një mesfushor.
Synimi i ‘Zonjës së Vjetër’, është mesfushori i talentuar francez, Corentin Tolisso.
22-vjeçari është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij dhe është bërë objektivi primar i Juventusit.
Në Francë kanë shkruar se lideri aktual i Serie A, është duke i bërë presion Lyonit për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Kontrata e talentit francez me Lyonin skadon në vitint 2020, ndërsa besohet se Juventus ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e tij.
Në 24 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, Tolisso ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/