Juventusi e ka përmirësuar ofertën e tyre për Teun Koopmeiners në 59 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset, shkruan Fabrizio Romano, ofertë që mund të jetë e mjaftueshme që Atalanta ta pranojë.
Mesfushori nuk udhëtoi me ekipin për përballjen e mbrëmshme në Superkupën e Evropës me Real Madridin në Varshavë, sepse po përpiqet të kalojë në Torino.
Juventusit iu refuzua oferta fillestar prej 50 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, pasi nuk ishte mjaftueshëm edhe pse ishte afër çmimit të kërkuar prej 60 milionë euro.
Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano sugjeron se një ofertë e përmirësuar prej 52 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse do t’i sjellë ata më afër se kurrë marrëveshjes.
Reprezentuesi holandez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale, madje që në mars, kështu që kjo nuk do të jetë një çështje tjetër që italianët duhet ta zgjidhin.
Tani duhet dy klubet të shtrëngojnë duart për shumën e transferimit.
Në të njëjtën kohë, Atalanta po përpiqet të bëjë që Celtic të ulë kërkesat e tyre për Matt O’Riley, i cili shihet si zëvendësuesi ideal për Koopmeiners. /Telegrafi/