Telegrafi

Juventus – Olympiacos, formacionet e mundshme, Bianconerët kërkojnë fitoren

Juventusi do të ballafaqohet me Olympiacosin nga ora 20:45 në Juventus Arena.

Bianconerët do të ballafaqohen me grekët e papërshtatshëm në tentim për të siguruar fitoren që konsiderohet e domosdoshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e Juventusit

Juventusi ka pësuar humbje të thellë nga Barcelona dhe tash është një fitore në shtëpi ajo që nxjerrë nga lloqi vendasit.

Në këtë takim mungojnë De Sciglio, Howedes, Marchisio, Pjaca dhe Khedira.

Formacioni i Juventusit: Buffon; Sturaro, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Pjanić, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Mandžukić; Higuaín

Formacioni i Olympiacosit: Proto; Elabdellaoui, Engels, Romao, Figueiras; Zdjelar, Gillet, Odjidja; Carcela-González, Sebá; Djurdjević