Telegrafi

Juventus – Napoli, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Napoli - Juventus (Getty Images)

Juventusi dhe Napoli do të ndeshen sot (e diel) në kuadër të ndeshjes derbi të javës së 34-të në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Napolit në ndeshjet derbi të kësaj jave që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Veprim për t'u duartrokitur i tifozëve të Juventusit dhe Napolit (Video)

Skuadra e Massimiliano Allegrit është katër pikë diferencë dhe do të tentoj të mos lëshoj terren ndaj ndjekësit të tyre, Napolit.

Në anën tjetër, skuadra e Maurizio Sarrit do të provojë të marr tre pikët nga ky udhëtim i vështirë në mënyrë që të hyjë edhe më fortë në garë për titull.

Ndeshja e parë ishte shumë e luftuar dhe u fitua në fund nga Juventusi (Getty Images)

Asnjëri trajner nuk ka probleme me futbollistë titullar të lënduar dhe pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Lexo po ashtu Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë

Nga minuta e parë mendohet se do të luaj edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili pritet të ketë punë me Douglas Costan në krahun e djathë.

Juventus: Buffon; Howedes, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic; Douglas Costa, Dybala, Matuidi; Higuain

Napoli: Reina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Mario Rui; Hamsik, Jorginho, Allan; Callejon, Mertens, Insigne

/Telegrafi/