Site icon Telegrafi

Juventus-Milan: Nuk ka vendim ende se si do të zhvillohet ndeshja, me apo pa tifozë

Sot në Piemonte, aty ku gjendet edhe Torino, është marr vendim që shkollat të mos punojnë deri me 8 mars, por ende nuk ka vendim për ndeshjen Juventus – Milani.

Ndeshja kthyese e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet të mërkurën në Torino, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.

Ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket pjesëmarrjes së tifozëve- megjithëse mund të ketë disa kufizime të veçanta, por në fund është ngjallur sërish hipoteza të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Allianz Sradium . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Sot guvernatori i Piemonte, Alberto Cirio, nënshkroi urdhrin për mbylljen e shkollave deri në 8 Mars.

Ai tha se nuk është kompetencë e tij që të merr vendim për ndeshjet e futbollit.

Pamje nga ndeshja e parë . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Juventusi ka njoftuar se nesër e martë (3 mars), Maurizio Sarri do të jetë përballë gazetarëve në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version