Site icon Telegrafi

Juventus – Milan, notat e lojtarëve (Foto)

Juventus ka arritur një fitore të madhe por tejet të mundimshme ndaj Milanit.

‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1, për tu shkëputur në 11 pikë larg pozitës së dytë ku ndodhet Roma.

Mbrojtësi Medhi Benatia dhe sulmuesi Paulo Dybala shënuan golat e fitores për bardhezinjtë.

Argjentinasi Dybala u shpall lojtari më i mirë për Juventusin me notë (8.3), ndërsa pas tij paraqitje të mirë pati edhe Dani Alves (8.2) dhe Medhi Benatia (7.7).

Ndërkohë futbollisti me notën më të lartë në ndeshje ishte portieri i Milanit, Gigi Donnarumma që pati disa pritje fantastike.

Donnarumma u vlerësua me notë (8.7), ndërsa paraqitje të mirë pati Carlos Bacca (7.2).

Më i dobti në ndeshje ishte Sosa (5.1) dhe De Sciglio (5.7). /Telegrafi/

Exit mobile version