Ndeshja kryesore e javës në Itali do të zhvillohet mes Juventusit dhe Milanit.
Dy skuadrat e mëdha italiane do të përballen me njëra tjetrën në ‘Allianz Stadium’, të Torinos.
Kjo ndeshje do t’i presë dy ekipet me synime krejtësisht të kundërta.
Juventusi është në garë për titullin e kampionit së bashku me Napolin.
Ndërkohë Milani që po kalon nëpër një formë të mirë po synon të përfundojë në pozitën e katërt në tabelë, pozitë që do t’i dërgonte në Ligën e Kampionëve.
Gabimet nuk lejohen për asnjërën skuadër dhe kësisoj në fushë pritet të dalin lojtarët më të mirë.
Dy mungesat për Juventusin pritet të jenë në krahun e majtë, ku braziliani Alex Sandro dhe kroati Mario Mandzukic nuk do të jenë në këtë sfidë.
Ndërkohë sa i përket Milanit, në sulm do të startojë Andre Silva i cili ka fituar besimin e Gattusos. /Telegrafi/
Formacionet e mundshme:
Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Asamoah, Khedira, Pjanic, Matuidi, Dybala, Douglas Costa, Higuain.
Milan: Donnarumma, Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez, Bonaventura, Kessie, Biglia, Calhanoglu, Suso, Andre Silva.