Paul Pogba ende është në dyshim nëse do të mbetet tek Juventusi apo do të largohet pas Kampionatit Evropian.
Kështu ‘Zonja e Vjetër’, po monitoron disa mesfushorë që mund ta zëvendësojnë francezin.
Sipas asaj që ka shkruar ‘Tutto Sport’, emri më i ri në listën e Juventusit është mesfushori francez N’Golo Kante.
Kante po kërkohet me ngulm nga Paris Saint Germain dhe Chelsea, por ‘Zonja e Vjetër’, ka bërë gati 30 milionë euro për ta bindur Leicesterin ta shesë atë.
Mbetet të shihet nëse kampionët e Anglisë do ta lënë të lirë yllin më të madh të tyre. /Telegrafi/