Bianconerët e kishin kërkuar edhe gjatë verës lojtarin spanjoll por nuk arritën që të marrin lojtarin.
Tashmë zërat për largimin e Iscos janë shtuar dhe sipas Tuttomercatoweb tashmë është hapur rruga për kalimin e lojtarit.
Çmimi i lojtarit është 40 milionë, por Zonja e Vjetër pritet të bëjë ofertë për huazim. /Telegrafi/