Telegrafi

Juventus këmbëngul në transferimin e Dembeles

Moussa Dembele (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Juventusi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Moussa Dembeles nga Lyoni në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Skuadra franceze po e refuzon shitjen e sulmuesit, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të kalojë te kampioni i Serie A-së.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër tashmë ka arritur marrëveshje personale me Dembelen, mirëpo bisedimet nuk po shkojnë edhe aq mirë me Lyonin.

Skuadra nga Ligue 1 kishte paguar 25 milionë euro për transferimin e Dembeles nga Celticu, ndërsa tani e sheh si lider të skuadrës.

Lexo po ashtu Juventusi largon vëmendjen nga Icardi, tani e do Dembelen e Lyonit

Por, Bianconerët janë të gatshëm që t’i paguajnë deri në 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit, e që marrëveshja mund të mbyllet në javën e ardhshme.

Lyon mund të përfitojë edhe ndonjë lojtarë në marrëveshje me një çmim të përgjysmuar (20 milioën euro). /Telegrafi/