Juventusi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Moussa Dembeles nga Lyoni në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.
Skuadra franceze po e refuzon shitjen e sulmuesit, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të kalojë te kampioni i Serie A-së.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër tashmë ka arritur marrëveshje personale me Dembelen, mirëpo bisedimet nuk po shkojnë edhe aq mirë me Lyonin.
Skuadra nga Ligue 1 kishte paguar 25 milionë euro për transferimin e Dembeles nga Celticu, ndërsa tani e sheh si lider të skuadrës.
Por, Bianconerët janë të gatshëm që t’i paguajnë deri në 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit, e që marrëveshja mund të mbyllet në javën e ardhshme.
Lyon mund të përfitojë edhe ndonjë lojtarë në marrëveshje me një çmim të përgjysmuar (20 milioën euro). /Telegrafi/