Site icon Telegrafi

Juventus kalon në epërsi, Ronaldo asiston për Dybalan që shënon një gol fantastik

Juventusi ka kaluar në epërsi në përballje me Leccen.

Pasi pjesa e parë përfundoi me rezultat të bardhë 0-0, Juve e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë.

Ishte minuta e 53-të e ndeshjes, kur Cristiano Ronaldo asistoi bukur te Paulo Dybala.

Ylli argjentinas me një goditje të fuqishme shënoi një gol spektakolar për 1-0.

Juventus tani duket më afër fitores, pasi vlen të theksohet se Lecce po luan me 10 lojtarë nga pjesa e parë, pas ndëshkimit me të kuq të mbrojtësit Lucioni. /Telegrafi/

Exit mobile version