Telegrafi

Juventus – Inter, përballja e dy portierëve në super formë Szczesny dhe Sommer

Juventus dhe Inter kanë dy rekordet më të mira të mbrojtjes në Serie A deri më tani këtë sezon.

Në përballjen e sonte, ekipet mund tu falen edhe pritjeve të Wojciech Szczesny dhe Yann Sommer.

Derby d’Italia vjen i nxehtë kësaj radhe, pasi që të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në krye.

Lexo po ashtu Juventus – Inter, Derby d’Italia vjen kësaj radhe për pozitën e parë

Ata kanë gjithashtu rekordet më të mira në mbrojtje, pasi Interi ka pranuar vetëm gjashtë gola në 12 ndeshje, ndërsa Juventusi shtatë.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit lojtarë të fortë në fushë, por edhe portierë vendimtarë që bëjnë pritje të mëdha.

Më poshtë shijoni një përmbledhje të ndërhyrjeve më të mira nga Szczesny dhe Sommer. /Telegrafi/