Telegrafi

Juventus – Inter, formacionet e mundshme të kryendeshjes së javës së 13-të në Serie A

Emocionet tashmë kanë arritur kulmin teksa Derby d’Italia mes Juventusit dhe Interit mund të krijojë një avantazh të madh në garën për titull në muajt e ardhshëm.

Ndeshja mes Bianconerëve dhe Nerazzurëve do të nis me fillim nga ora 20:45 në “Allianz Stadium” në Turin.

Juventus hyn në këtë ndeshje dy pikë pas liderit të tabelës Interit pas 12 ndeshjeve të luajtura, duke humbur vetëm një që nga fillimi i sezonit.

Pasi nuk janë të angazhuar në garat evropiane, ekipi i Allegrit mund ta vendosin tërë fokusin e tyre në garën për Scudetto.

Lexo po ashtu Juventus – Inter, Derby d’Italia vjen kësaj radhe për pozitën e parë

“Zonja e Vjetër” nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Danilos, De Sciglios dhe Weah për këtë sfidë për shkak të lëndimeve. Pogba dhe Fagioli ndërkohë nuk janë në dispozicion për shkak të suspendimit.

Inter dukej i pandalshëm gjatë muajve të parë të sezonit duke mbajtur një formë të mirë të rezultateve e cila i solli ata në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Cuadrado rikuperohet në kohë për t’u përballur me ish-klubin e tij Juventus

Simone Inzaghi po punon pa ndalur për të siguruar titullin e tij të parë të Scudettos me klubin andaj presioni për këtë ndeshje është i madh.

Nerazzurrët në këtë sfidë do të luajnë pa Bastonin, Pavard dhe Kristjan Asllanin për shkak të lëndimeve.

Formacionet e mundshme:

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; McKennie, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa.

Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram./Telegrafi/