Telegrafi

Juventus – Inter, formacionet e mundshme të Derby d’Italia

Juventusi dhe Interi do të luajnë sonte (e premte) në ndeshjen e tyre të radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Nerazzurrëve në ndeshjen derbi të javës së 15-të në Serie A, ndeshje kjo e njohur ndryshe si Derby D’Italia apo Derbi i Italisë.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:30 në Allianz Stadium të Torinos dhe pritet të jetë i stërmbushur shkaku i interesimit të madh.

Lexo po ashtu Allegri: Gara për titull nuk mbyllet as pas ndeshjes me Interin, do të jetë një ndeshje emocionale, teknike dhe taktike

Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen në këtë ndeshje si favorit pasi nuk ka asnjë humbje deri më tani këtë sezon dhe pret rezultat pozitiv edhe nga ky takim.

Derbi i fundit mes Interit dhe Juventusit pati shumë tensione (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, djelmoshat e Luciano Spallettit gjithashtu janë në formë të mirë dhe shkaku i rivalitetit të madh do të tentojnë fitoren.

Bianconerët kanë 40 pikë në vendin e parë, ndërsa Interi me një fitore do t’i afrohej në tetë pikë dhe do të zvogëlonte diferencën mes skuadrave.

Lexo po ashtu Spalletti: Nuk ka mbaruar ende, nga ndeshje me Juventusin fillon përmbysja

Të dyja skuadrat do të kenë disa mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, por trajnerët do të vendosin të luajnë me më të mirët e mundshëm.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, sikurse Allegri ashtu edhe Spalletti pritet të luajnë me formacion 4-3-3, me disa ndryshime nga ndeshjet e fundit.

Formacionet e mundshme: 

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo; 

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic; 

/Telegrafi/