Mediat italiane kanë zbuluar formacionet që dy skuadrat e mëdha italiane, Juventusi dhe Interi mund të luajnë sot (e shtunë) në derbin e njohur si “Derby d’Italia”.
Juventusi janë nikoqirë të Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian, Serie A.
Kjo ndeshje është derbi e javës, por edhe klasikja italiane e cila njihet si “Derby d’Italia” dhe zhvillohet sot (e shtunë) në Allianz Stadium të Torinos.
Bianconerët vijnë në këtë ndeshje nga dy fitore radhazi, ku e fundit ishte në udhëtim te Napoli, fitore kjo që ka ngritur lart moralin e skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Në anën tjetër, Nerazzurrët janë lider të kampionatit pa asnjë humbje nga 15 ndeshjet e para dhe qëllimi i vetëm është të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj rivalit të hidhur.
Në këtë sezon, sikurse Allegri ashtu edhe Luciano Spalletti kanë preferuar të luajnë më shumë me një formacion, por te Zonja e Vjetër duket se do ketë ndryshime për këtë derbi.
Sipas mediumit italian GazzettadelloSport, Allegrit pritet të startoj pa yllin e tij, Paulo Dybala, me Juan Cuadradon dhe Mario Mandzukicin në mbështetje të Gonzalo Higuainit, ndërsa mungesë e madhe do të jetë edhe portieri Gianluigi Buffon, i cili nuk është gati.
Te Interi, Spallettit i janë kthyer Joao Miranda dhe Roberto Gagliardini nga suspendimet me kartonë, ndërsa i gatshëm për takim është edhe Matias Vecino, me trajnerin italian që pritet të startoj në derbi me formacion që ka luajtur më shumë se 10 ndeshje pa ndryshuar. /Telegrafi/
Formacionet e mundshme në Derby d’Italia: