Juventusi janë në kërkim të nënshkrimit me një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë kanë fokusuar vëmendjen e tyre tek Domenico Berardi dhe Jadon Sancho.
“Bianconerët” kanë bërë shumë mirë në tre muajt e parë ë sezonit dhe janë vetëm dy pikë larg liderit të tabeëls Inter pas 14 ndeshjeve.
Përkundër faktit që kanë shënuar disa fitore mjaft të rëndësishmë në proces, ekipi i Massimilano Allegrit nuk ka qenë mjaft efektiv në fazën e sulmit.
“Zonja e Vjetër” ka shënuar vetëm 22 gola këtë sezon, një më shumë se Fiorentina e vendit të gjashtë dhe dy më pak se vendi i tetë Atalanta.
Siç ka raportuar gazetari Daniele Longo, Juventusi po kërkon një sulmues i cili ka vazhdimësi sa i përket shënimit të golave dhe asistimeve dhe këtë transfer duan ta bëjnë hiq më larg se në afatin kalimtar të janarit.
Opsioni i tyre i parë është Domenico Berardi i Sassuolos. Ata kanë qenë në bisedime të vazhdueshme që një kohë të gjatë, për shkak të përpjekjeve të mëhereshme të Juventusit për të nënshkruar me të.
Menjëherë pas tij vjen Jadon Sancho i cili duket se nuk ka një të ardhme më tek Manchester United për shkak të marrëdhënieve të komplikuara me trajnerin Erik Ten Hag.
Interesimi për Georgiy Sudakov të Shakhtar Donetsk është zbehur së fundmi pasi Juventusi po kërkon një lojtar që është i gatshëm të kontribuojë menjëherë./Telegrafi/