Telegrafi

Juventus ia cakton çmimin Ruganit

Ardhja e Mehdi Benatias e ka bërë edhe më të qartë të ardhmen e mbrojtësit italian, Daniele Rugani.

Hapësirat e pakta në Juventus kanë bërë që Rugani të kërkojë largimin nga kampionët e Italisë.

Sipas medieve italiane, Juventus tani do ta lë të lirë lojtarin dhe i ka caktuar çmimin e largimit.

‘Zonja e Vjetër’, kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet nga skuadra Ruganin.

Villareal, West Ham United, Stoke City, Southampton, Napoli, Fiorentina, Roma e Milan janë skuadrat e interesuara për 21-vjeçarin. /Telegrafi/