Telegrafi

Juventus e ofroi Ramseyn në këmbim të Ndombeles, por Tottenham e ka refuzuar këtë ofertë

Tanguy Ndombele. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Juventusi është duke tentuar ta përforcojë repartin e mesfushës.

Ardhja e parë e bardhezinjve është ajo e brazilianit Arthur Melo nga Barcelona i cili u shkëmbye me Miralem Pjanic.

Megjithatë Zonja e Vjetër ka tentuar që të transferojë edhe mesfushorin francezin Tanguy Ndombele.

Kampioni në fuqi i Italisë ka ofruar një shkëmbim kokë me kokë Tottenhamit, por klubi londinez nuk është bindur.

Tanguy Ndombele . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Aaron Ramsey i është ofruar skuadrës londineze në këmbim të Ndombeles, por ka qenë trajneri Jose Mourinho që ka refuzuar këtë shkëmbim.

Uellsiani iu bashkua Juventusit vetëm një vit më parë si lojtar i lirë, por ai ka hasur në vështirësi të përshtatet me futbollin italian dhe mendon largimin.

Spurs nuk janë të interesuar për ta rikthyer uellsianin në Ligën Premier, teksa për ta lënë të lirë Ndombelen duan vetëm para rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/