Telegrafi

Juventus e kërkon me ngulm Locatellin, i ofron dy futbollistë Sassuolos për italianin

Manuel Locatelli është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori italian ka shkëlqyer me Sassuolon në dy vitet e fundit dhe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.

Arsenal, Roma, Manchester City dhe Juventus janë klubet që janë duke kërkuar me ngulm transferimin e italianit.

Por duket se e ardhmja e italianit do të vazhdoj të jetë në Serie A, me Juventusin që po e kërkon me ngulm.

Sassuolo po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin defensivë, derisa Juventusi ka një plan që mos të shpenzojë kaq para.

Zonja e Vjetër është në bisedime me Sassuolon pasi i ka ofruar dy talentët e rinj Nicolo Fagioli dhe Gianluca Fabrotta.

Të dy lojtarët pëlqen nga Sassuolo dhe dy klubet mund të gjejnë marrëveshje nëse Zonja e Vjetër përveç dy talentëve të ri ofron edhe 25 milionë euro.

23-vjeçari Locatelli këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje, teksa ka shënuar tre gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/