Manuel Locatelli është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.
Mesfushori italian ka shkëlqyer me Sassuolon në dy vitet e fundit dhe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.
Arsenal, Roma, Manchester City dhe Juventus janë klubet që janë duke kërkuar me ngulm transferimin e italianit.
Por duket se e ardhmja e italianit do të vazhdoj të jetë në Serie A, me Juventusin që po e kërkon me ngulm.
Sassuolo po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin defensivë, derisa Juventusi ka një plan që mos të shpenzojë kaq para.
Zonja e Vjetër është në bisedime me Sassuolon pasi i ka ofruar dy talentët e rinj Nicolo Fagioli dhe Gianluca Fabrotta.
Të dy lojtarët pëlqen nga Sassuolo dhe dy klubet mund të gjejnë marrëveshje nëse Zonja e Vjetër përveç dy talentëve të ri ofron edhe 25 milionë euro.
23-vjeçari Locatelli këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje, teksa ka shënuar tre gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/