Juventus dhe Roma janë në bisedime të avancuara për një shkëmbim të futbollistëve.
Dy skuadrat e mëdha italiane janë gati të shkëmbejnë mbrojtësit e krahut të majtë.
Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Leonardo Spinazzola pritet t’i bashkohet Romës.
26-vjeçari ka pasur vetëm 14 paraqitje këtë edicion te Juventus dhe kërkon një skuadër që i jep më shumë hapësira.
Ndërkohë në Juventus Stadium pritet të luaj edicionin e ardhshëm mbrojtësi i majtë i Romës, Luca Pellegrini.
20-vjeçari ka qenë i huazuar te Cagliari ku ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion në Serie A.
Juventus kishte bërë ofertë prej 10 milionë euro për Luca Pellegrinin, por ka qenë Roma që ka kërkuar shkëmbimin kokë me kokë ne Spinazzolan.
Zyrtarizimi i këtij shkëmbimi pritet të bëhet në fillim të muajit korrik. /Telegrafi/