Juventus dhe Roma pritet të bëjnë disa marrëveshje shkëmbimi gjatë afatit kalimtar veror.
Por mediat italiane kanë raportuar se dy klubet e mëdha tanimë kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e parë.
Bëhet fjalë për dy mesfushorët, Bryan Cristanten e Romës dhe Rolando Mandragoran e Juventusit, ku ky i fundit është momentalisht te Udineze.
Juventus do ta aktivizojë klauzolën për riblerjen e Mandragoras për 26 milionë euro dhe pastaj do ta shkëmbejë atë me Bryan Cristanten.
Ka qenë trajneri i Romës, Paolo Fonseca që ka këmbëngulur për afrimin e Mandragorës në Olimpico.
Dy klubet do t’i regjistrojnë lojtarët si transferime në vlera prej 26 milionë eurove, në mënyrë që t’i përmirësojnë bilancet financiare.
Mediat italiane kanë raportuar se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda muajit qershor nga të dyja klubet.
Ndërkohë Roma dhe Juventus planifikojnë shkëmbime të tjera gjatë kësaj vere, pasi lojtarët si Cengiz Under, Justin Kluivert apo Alessandro Florenzi mund t’i bashkohen bardhezinjve, ndërsa Daniele Rugani, Federico Bernardeschi e Cristiano Romero të shkojnë në drejtimin e kundërt. /Telegrafi/