Telegrafi

Juventus dhe Napoli pas mbrojtësit francez

Djibril Sidibe mund ta vazhdoi karrierën në Serie A.

Mbrojtësi i majtë i Monacos është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë ku ka fituar edhe Kombëtaren franceze.

Kësisoj paraqitjet e mira të tij kanë bërë që dy skuadrat italiane Juventus dhe Napoli ta kërkojnë atë.

24-vjeçari vlerësohet lartë nga Monaco, dhe klubi francez është i gatshëm ta lë të lirë nëse vije një ofertë e mirë.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat franceze, bardh e kuqtë kërkojnë rreth 20 milionë euro për yllin e tyre. /Telegrafi/