Juventusi dhe Napoli do të takojnë agjentin e mesfushorit të Valencias, Andre Gomes.
Sipas Sky Sport Italia, Jorge Mendes pritet të arrijë në Milano të premtën për një sërë negociatash.
Juve është në kryelistë, por Napoli po ashtu ka caktuar takim me agjentin.
Tashmë flitet për një ofertë Bianconere prej 20 milionë eurosh për lojtarin, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Andre Gomes është mesfushor i shumëanshëm që zëvëndëson Marchision pas lëndimit dhe mund të kalojë në pozita tjera pasi ai të kthehet nga lëndimi. /Telegrafi/