Site icon Telegrafi

Juventus dhe Liverpool rivalizojnë Bayernin për Julian Brandt

Julian Brandt. (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Julian Brandt është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.

Talenti gjerman ka shkëlqyer këtë edicion me Bayer Leverkusenin ne 37 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kësisoj pas tij janë vënë skuadra të mëdha evropiane, përfshirë Bayern Munichun, Juventusin dhe Liverpoolin.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola këtë edicion dhe ka bërë 14 asistime në 2797 minuta lojë.

Julian Brandt (Foto: Jörg Schüler/Getty Images/Guliver)

Këto statistika kanë bërë që ekipet e mëdha të interesohen për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Leverkusen është gati ta lë të lirë të largohet ylli i tyre, por duan të fitojnë rreth 45 milionë euro nga shitja e tij.

Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, është pjesë e Leverkusenit që nga viti 2014 kur iu bashkua nga Wolfsburg. /Telegrafi/

Exit mobile version