Telegrafi

Juventus dhe Inter në garë të ‘ashpër’ për shërbimet e tre futbollistëve

Mediumi italian La Gazzetta dello Sport ka raportuar se rivalët italianë, Inter dhe Juventus, po luftojnë për tre futbollistë që së shpejti do të bëhen lojtar të lirë, ata janë Tiago Djalo, Lloyd Kelly dhe Piotr Zielinski.

Gjigantët italianë do të përballen me njëri tjetrin në “Allianz Stadium” të dielën, i cili është vendimtar në luftën për titull. Interi është i pari në tabelë me tri pikë epërsi ndaj Juventusit, por të dyja skuadrat janë të fokusuara dhe kërkojnë që të ‘rrëmbejnë’ tri pikët.

Gazzetta shkruan se të dyja skuadrat janë të interesuara për futbollistin e Napolit, Zielinski, si dhe se drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta tashmë ka zhvilluar bisedime paraprake me agjentin e tij.

Lexo po ashtu Atletico dhe Juventus po projektojnë një shkëmbim të madh

Nerazzurrët janë gati t’i ofrojnë mesfushorit 4 milionë euro në sezon dhe Juventusi do të premtonte edhe më shumë nëse Adrien Rabiot largohet pas skadimit të kontratës në qershor 2024.

Zielinski nuk është e vetmja dëshirë e përbashkët e dy klubeve të përmendura, sepse ata duan edhe mbrojtësit Djalo (Lille) dhe Kelly (Bournemouth).

Lexo po ashtu U lëndua me Italinë, Bastoni humb dy ndeshjet e fundit për Euro 2024 dhe tri takime të rëndësishme me Interin

Interi ka biseduar tashmë me agjentët e këtyre lojtarëve, por Juventusi është ende në garë.

Kontratat e Djalos dhe Kellyt skadojnë në qershor të vitit të ardhshëm. Anglezi ka bërë nëntë paraqitje në të gjitha garat për Bournemouth këtë sezon, ndërsa Djalo po rikuperohet nga operacioni në gju që e pësoi në muajin mars./Telegrafi/