Dy skuadrat italiane, Juventus dhe Genoa janë në bisedime për shkëmbim lojtarësh.
Braziliani i Juventusit, Hernanes pritet të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, pasi Allegri dëshiron një tjetër futbollist për atë pozitë.
Ish-anëtari i Lazios mund t’i bashkohet Genoas në një marrëveshje që Rincon të transferohet në Juventus.
Mesfushori nga Venezuela ka pasur një edicion të mirë në Serie A me fanellën kaltër e kuq.
Juventus për ta bërë të mundshëm këtë shkëmbim është pajtuar që ta paguajë një pjesë të pagës së brazilianit Hernanes i cili fiton tre milionë euro në stinor. /Telegrafi/