Telegrafi

Juventus dëshiron Gotzen

Kampioni i Italisë dëshiron sulmuesin gjerman në formë huazimi.

Juventus janë duke bërë lëvizje për Mario Gotzen, me kampionët e Italisë që janë duke menduar një lëvizje në formë të huazimit për gjermanin.

Sipas Tuttosport, e ardhmja e fituesit të Kupës së Botës ka qenë subjekt i shumë spekulimeve, me Liverpoolin që ka qenë i lidhur me një kalim të 24-vjeçarit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Marrëveshja aktuale Gotzes me Bayernin skadon gjatë verës së ardhshme, por mund të nënshkruaj një ripërtëritje të kontratës para se të lejohet të transferohet me huazim.

Reprezentuesi gjerman ka bërë vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime./Telegrafi/