Telegrafi

Juventus-Barcelona, shiten të gjitha biletat vetëm për pak orë

Të gjitha biletat për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për ndeshjen e parë të Juventusit me Barcelonën janë shitur vetëm disa minuta pasi kanë dalë në shitje.

Bianconerët përballen me gjigantin katalunas më 11 prill në Torino, dhe Juventus Stadium është arena ku këto dy skuadra të mëdha evropiane do të ndeshen.

E veçanta e kësaj është se tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Juventus – Barcelona, kafshimi i Chiellinit nga Suarezi kuotohet edhe në bastore

Të gjitha biletat janë blerë nga anëtarë e veçantë të klubit, ku shumica kanë abonim, që do të thotë se biletat nuk kanë mundur të dalin në një shitje të përgjithshëm.

Ndeshja është një përsëritje e finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2015, ku Zonja e Vjetër u mundën 3-1 nga Blaugranat. /Telegrafi/