Sonte (e martë) Juventusi pret Ajaxin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë në Amsterdam përfundoi me rezultat 1-1, rezultat që në ndeshjen e dytë lë të hapur shumë alternativa.
Zonja e Vjetër këtë ndeshje do ta luajë pa dyshen e lënduar Giorgio Chiellinini dhe Mario Mandzukic, ndërsa në dyshim është Blaise Matuidi.
La gallery della rifinitura bianconera 📷 https://t.co/vh1GSYXyvH #JuveAjax #GETREADY pic.twitter.com/kLgaEwQ3Zq
— JuventusFC (@juventusfc) April 15, 2019
Në anën tjetër Ajaxi ka udhëtuar në Torino pa Nicolas Tagliafico e skualifikuar, ndërsa nuk pritet të ketë mungesa tjera të rëndësishme. Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Juventus (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Ronaldo, Dybala.
Ajax (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Sinkgraven; Schone, De Jong; Ziyech, Van de Beek, Neres; Tadic. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UOWz5D8hFAc