Juventusi është afër të sigurojë shërbimet e mesfushorit gjerman Leon Goretzka.
Ylli i Schalke 04, është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë falë formës së mirë që po kalon.
22-vjeçari po kalon vitin e tij të fundit te Schalke pasi kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Në 11 ndeshje këtë edicion, Goretzka ka shënuar katër gola me Schalken dhe ka dhuruar një asistim.
E kampioni në fuqi i Italisë, ka ofruar sulmuesin e talentuar Marko Pjaca si shkëmbim për ta marrë Goretzkan në janar.
Dy klubet tanimë janë në bisedime të avancuara për ta finalizuar këtë shkëmbim të bujshëm.
22-vjeçari kroat nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion me Juventusin dhe po kërkon largimin nga Torino.
E Schalke do të ishte një mundësi e mirë për Pjacan i cili do të luante rregullisht para kampionatit botëror.
Konkurrenca për të siguruar Goretzkan është e madhe pasi në garë janë edhe Arsenali, Liverpooli, Chelsea, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid. /Telegrafi/