Telegrafi

Juventus afër goditjes dyshe

Juventus është afër që të ofrojë në radhët e veta Juan Cuadradon dhe Axel Witsel.

Zonja e Vjetër është në kërkim të përforcimeve në 48 orët e mbetura të këtij afati kalimtar dhe një mesfushor është i domosdoshëm.

Flitet se Juventusi mund të bëjë goditjen në orët në vazhdim duke nënshkruar me Cuadradon dhe Witselin.

Lexo po ashtu Juventusi me ofertë për Witselin

Agjenti i Cuadrados ka një mbledhje në Londër me drejtorët e Chelseat, ku kërkohet zgjidhje për lojtarin.

Ndërsa sa i përket Witsel, bardhëezinjtë kanë ofruar 15 milionë euro dhe rusët e Zenit mund ta pranojnë këtë ofertë, pasi vitin e ardhshëm e humbin lojtarin falas. /Telegrafi/