Juventusi ka arritur të fitojë trilerin ndaj Napolit me rezultat 4-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.
Derbi javës së dytë në kampionatin italian u karakterizua me lojë të fortë, emocione, gola, rikthime, por me Bianconerët që iu gëzuan në fund fitores.
Golat u shënuan nga Danilo (16′), Gonzalo Higuain(19′), Cristiano Ronaldo (62′) dhe Kalidou Koulibaly (OG, 90+) për vendasit, ndërsa për Napolin shënuan Kostas Manolas (66′), Hirving Lozano (68′) dhe Giovanni Di Lorenzo (81′).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi i vendasve, Danilo, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi e mysafirëve, Faouzi Ghoulam që u notua me 5.5.
Juventus:
Napoli:
/Telegrafi/