Telegrafi

Juventus 3-2 Sampdoria, notat e lojtarëve

Juventusi ka fituar ndaj Sampdorias me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit e ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat duke filluar të gjej formën pas një fillimi të tmerrshëm.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paolo Dybala (10’), Leonardo Bonucci (43’) dhe Manuel Locatelli (57’) për vendasit, ndërsa Maya Yoshida (44’) dhe Antonio Candreva (83’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Juventusi merr një fitore të madhe ndaj Sampdorias

Megjithatë, lojtari më i dalluar i takimit i përket mysafirëve, me Candrevan, i cili u vlerësua me notë 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Nicola Murru që u notua me 5.5.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/