Juventus ka fituar me lehtësi përballjen ndaj Atalantas.
Djelmoshat e trajnerit Max Allegri janë treguar arrë e fortë për skuadrën më në formë të Serie A, Atalanta, pasi e kanë mposhtur me rezultat 3-1.
Golat në këtë takim u shënuan nga Alex Sandro (15’), Daniele Rugani (19’) dhe Mario Mandzukic (64’) për ‘Zonjën e Vjetër’, ndërsa Remo Freuler (82’) për mysafirët.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, ku notën më të lartë e ka sulmuesi Mario Mandzukic, i cili u notua me 9.4, ndërsa nota më e ulët i takoi Andrea Contit të Atalantas. /Telegrafi/
Juventus:
Atalanta: