Juventusi ka marrë një fitore të lehtë ndaj Fiorentinës në shtëpi.
Zonja e Vjetër ka triumfuar me rezultat të pastër 3-0, në një ndeshje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez realizoi dy gola në këtë takim, ndërsa një tjetër e shënoi mbrojtësi Matthijs De Ligt.
E pikërisht Ronaldo ishte futbollisti me notën më të lartë në fushë, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe mbrojtësit De Ligt e Bonucci si dhe mesfushori Bentacur.
Në anën tjetër te mysafirët dështuan dy mbrojtësit Ceccherini dhe Pezzalla që morën nota të dobëta. /Telegrafi/