Telegrafi

Juventus 2-0 Udinese, notat e lojtarëve

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit, teksa ka edhe dy barazime.

Golat në këtë ndeshje për Zonjën e Vjetër u shënuan nga Paulo Dybala (18’) dhe Weston McKennie (79’).

Lexo po ashtu Juventusi vazhdon me fitore në Serie A, mposht me lehtësi Udinesen

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi argjentinas, Dybala, që u notua me 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafirë, Daniele Padelli, i cili u vlerësua me notë 6.1.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/