Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.
Ekipi i Massimiliano Allegrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit, teksa ka edhe dy barazime.
Golat në këtë ndeshje për Zonjën e Vjetër u shënuan nga Paulo Dybala (18’) dhe Weston McKennie (79’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi argjentinas, Dybala, që u notua me 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafirë, Daniele Padelli, i cili u vlerësua me notë 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/