Juventusi fitoi kundër Udineses me rezultat 2-0 në Serie A dhe kështu u ngjit në pozitën e parë.
Dy golat në këtë takim për Zonjën e Vjetër i shënoi Paulo Dybala (20′, 49′), rezultati do të ishte më i thellë sikur Gonzalo Higuain të mos humbiste penalltinë në minutën e 38-të.
Më i miri në takim natyrisht që ishte Dybala, ndërsa me notë të lartë u vlerësuan edhe Mattia De Scigilio e Douglas Costa.
Valon Behrami luajti deri në minutën e 76-të, por nuk arriti të bëjë ndonjë paraqitje të mirë.
Më i miri për mysafirët ishte portieri Albano Bizzarri, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve.
Kundërshtari i radhës i Juventusit është Atalanta. /Telegrafi/
Juventus:
Udinese: