Juventusi ka arritur të mposht Brescian me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në Serie A.
Zonja e Vjetër i është kthyer fitores në kampionat pas humbjes befasuese nga Hellas Verona dhe pas fitores ndaj Brescias ka rikthyer edhe pozitën e parë.
Golat në këtë fitore për ekipin e Maurizio Sarri i shënuan Paolo Dybala (38’) dhe Juan Cuadrado (75’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Dybala, i cili u vlerësua me notë 9.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për të ndëshkuarin me të kuq, Florian Aye që u notua me 5.0.
Juventus:
Brescia:
/Telegrafi/