Telegrafi

Juventus 1-3 Roma, vlerësimet e futbollistëve

Juventus-Roma (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Juventusi është mposhtur në shtëpi me rezultat 3-1 nga Roma në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A.

Zonja e Vjetër ka fituar matematikisht titullin kampion në Serie A për këtë sezon dhe ndeshjet e fundit i ka luajtur pa motiv, duke lejuar disa humbje, ku njëra nga to erdhi sot nga Roma.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gonzalo Higuain (5’) për vendasit, ndërsa për Romën shënuan Nikola Kalinic (23’) dhe Diego Perotti (44’, 55’).

Lexo po ashtu Juventusi e mbyll sezonin e Serie A me humbje nga Roma

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Perotti, i cili pas dy golave të shënuar u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Danilo që u notua me 5.9.

Juventus:

Roma:

/Telegrafi/