Site icon Telegrafi

Juventus 1-2 Lazio, nota e Strakoshës dhe të tjerëve (Foto)

Juventusi ka humbur në shtëpi nga Lazio me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për gjiron e tetë të kampionatin italian, Serie A.

Lazio ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Juventusi, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Golat në këtë takim u shënuan nga Douglas Costa (24’) për Juventusin, ndërsa për Lazion shënojë Ciro Immobile (47’, 54’).

Lexo po ashtu Lazio nënshtron Juven në shtëpi, Strakosha vendimtar duke pritur penalltinë e Dybalas në minutat shtesë (Video)

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht Immobile, i cili u notua me notë 8.3, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin Gianluigi Buffon, i cili u vlerësua me 6.1.

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha ishte ndër më meritorët për këtë fitore pasi priti penalltinë e Paolo Dybalas në minutat shtesë, dhe u vlerësua me notë 8.0. /Telegrafi/

Juventus:

Paraqitje të dobët patën edhe Matuidi dhe Higuain

Lazio: 

Immobile dhe Strakosha ishin më të vlerësuarit
Exit mobile version